Kryeministri Albin Kurti përmendi keqkuptime, duke folur në një konferencë për media për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti pas takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it tha se do të vazhdojë “edhe më dendur” komunikimi dhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët “për ta sqaruar çdo keqkuptim.
Sidoqoftë, ne do ta vazhdojmë komunikimin, bashkëpunimin, edhe më të dendur për të sqaruar çdo keqkuptim. Po e ritheksoj, ne nuk kemi alternativë tjetër: Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.
Ai përsëriti se “marrëdhëniet bilaterale me to (BE-në dhe SHBA-në) vazhdojmë t’i kemi të shkëlqyeshme”, por që problemet vijnë nga ndërmjetësit.
“Kur vjen puna te ndërmjetësit europianë dhe amerikanë, të cilët vijnë tek ne edhe me kërkesa të palës tjetër, sigurisht që ka sfida dhe vështirësi”, tha kryeministri.