Kryetari i Lëvizjes Vetëvendose, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kanë nënshkruar marrëveshje për të garuar bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Kurti me këtë rast, tha se sot kanë nënshkruar marrëveshjen e parimeve, për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion.
“Do të garojmë bashkë në një listë. Kemi bërë marrëveshjen e parimeve, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion”, tha Kurti.
Ai shtoi se Kosova ka nevojë për një kryeministër të ri, e një presidente të re.
“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri, por edhe për presidente të re. Ne e kemi një presidente ajo e ka shprehur detyrën me dinjitet. Në këto zgjedhje që janë referendum, duhet ta rilegjtimojmë këtë. Sigurisht që kemi shumë punë përpara, por edhe një fitore të madhe. Jemi të zëllshëm e të palodhshëm”, tha Kurti.