Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Mininstri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi do të vizitojnë qytetin e Pejës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.
‘’Ju njoftojmë se nesër me datë 07 nëntor 2023 (e martë), Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi do të zhvillojnë këto aktivitete bazuar në këtë agjendë në Komunën e Klinës dhe Komunën e Pejës’’
Aktiviteti:
Klinë:
12:30-12:50 – Vizitë te projekti ‘Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes‘, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës (vënia e gurthemelit);
Pejë:
14:30-14:45 – Vizitë tek përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në Komuna z.Muzafer Palamar (fshati Vitomericë)
14:55-15:10 – Vizitë tek përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në, z.Sefer Hagjijaj (fshati Vitomericë)
15:20-15:35 – Vizitë tek përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në, z.Gëzim Saku (fshati Treboviq).