Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të martën kanë qëndruar në qytetin e Klinës.
Fillimisht, Kurti e Krasniqi të shoqëruar nga kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, kanë vënë gurthemelin e projektit për ndërtimin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë.
Aty do të bëhet filtrimi i ujit i cili më pas shkon në fabrikë para se të furnizohen qytetarët. Projekti kap shifrën e 850 mijë eurove dhe me të parashihet të furnizohen 10 mijë banorë.