Familjarë e qytetarë të sot po bëjnë homazhe e po nderojnë martirët që ranë 21 vite më parë në Masakrën e Reçakut
.Në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut e cila konsiderohet si masakra më e dhimbshme e njerëzimit në historinë e Kosovës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve me c’rast tha se është obligim i institucioneve vendore që të gjithë ata që urdhëruan dhe kryen këtë masakër të dënohen.