Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që të flas pak për pandeminë COVID-19.
Kurti tha se po punohet çdo ditë të zvogëlohet ndikimi dhe shtrirja e pandemisë dhe se jemi dëshmitarë të rënies së vazhdueshme të rasteve pozitive me këtë virus.
Kurti tha se derisa sot po bëhej vaksinimi antiCOVID në sallën ‘1 Tetori’, Zvicra mori vendim që ta heq shtetin e Kosovës nga lista e vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit,
Ai shtoi se vetëm duke qenë së bashku mund të triumfojmë në këtë betejë.
“Teksa po punojmë çdo ditë të zvogëlojmë ndikimin dhe shtrirjen e pandemisë COVID-19, jemi dëshmitarë të rënies së vazhdueshme të rasteve pozitive. Sot, derisa ka vijuar vaksinimi në sallën “1 Tetori”, Zvicra ka vendosur që ta heqë shtetin e Kosovës nga lista e vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë të përhapjes së COVID-19. Vetëm duke qenë së bashku mund të triumfojmë në këtë betejë”, tha Kurti.