Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar para deputetëve të Kuvendit lidhur me arritjen e marrëveshjes me Serbinë për çështjen e targave ilegale.
Kurti ka thënë se në takimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nuk i është ofruar ajo që është dakorduar mbrëmë mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe se kryediplomati i BE-së, Josep Borell ka ndryshuar deklaratën.
Sipas tij, Kosova nuk ka ndryshuar qëndrim.
“Të hënën në mbrëmje është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët dhe fjala Francë-Gjermani nuk ka qenë askund, pos çështja e targave. Ata që thonë që ajo nuk është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën nuk e dinë për çfarë po flasin. Nuk është marrëveshje, është dakordim. Është deklaratë e Borrellit. Ajo çfarë është bërë mbrëmë është ndryshuar deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borrelli ka ndryshuar deklarata”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.
Tutje i pari i ekzekutivit tha se kjo është arritje e madhe, sepse sipas tij, për herë të parë procesi i dialogut hyn në një fazë mbi kornizën e përgjithshme që do të jetë ligjërisht e obligushme dhe do t’i zgjidh problemet fundametale nga prizma e së drejtës ndërkombëtare.
Ai po ashtu ka shpalosur detaje nga takimi i tij me Borrellin dhe Lajçakun më 11 nëntor në Pariks, ku thotë se ka diskutuar për propozimin franko-gjerman. Por gjatë bisedës Kurti citon që Borell t’i ketë thënë që mos ta quaj propozimin franko-gjerman, por Evropian.
“Më datën 11 nëntor kur e kam takuar në Paris zt. Borel e Lajcak me ekipin tim të këshilltarëve kur isha atje. Unë kur thash propozimin franko-gjerman ai reagoi bukur ashpër dhe tha ky është propozim evropian. Unë i thash ën rregull, tash e tutje do ta quaj propozimin evropian më mbështetjen e Francës e Gjermanisë. Mirëpo unë të hënën e pash që është në fakt franko-gjerman. Por me që insistohet të quhet i Bashkimit Evropian, nuk kam problem me atë punë”, ka thënë Kurti.