Në ndërtesën e Qeverisë, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti është mbajtur takimi koordinues ndërmjet shefit të ekzekutivit, ministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave.
Kryeministri Kurti tha në hapje të takimit tha se buxheti i komunave për vitin tjetër do të jetë 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë se sa ka ndarë qeverisja e kaluar.
Sipas tij, ky buxhet është dëshmi se komunat e kanë vëmendjen e Qeverisë dhe se do të vazhdojë përkrahja ndaj tyre.
“Para tri jave Komisioni i garanteve mbajti një takim ku miratuar ndarje e granteve për komunar, buxheti i përgjithshëm komunal për vitin tjetër arrijnë 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për kromuat se qeverisja e kaluar. Kjo dëshmon se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror”.
Kurti shtoi së në takim me kërkesë të Asociacionit të Komunave do të diskutohet për tatimin në pronë, pronat e administruar nga AKP-ja, buxhetin etj, raporton Eo.
Ai në këtë takim foli edhe për aplikimin për organizimin e Lojarve Mesdhetare për vitin 2023, ku i njoftoi komunat se shumë shpejtë do të diskutojë për detajet.
“Është lajm i mirë për të gjithë se kemi kandiduar për Lojërat Mesdhetare për viti 2030, ky është afrimin i shtetit në arenën ndërkombëtare. Koncepti i organizmit parasheh investime në shumë komuna dhe më theks në shtatë komunat. Ekipi koordinues do të i’u kontaktojë për konceptin dhe detaje të tjera”.