Kurti brenda veturës i fton diasporën të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një video nga vetura përmes të cilës ka ftuar edhe një herë mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kurti me një video të regjistruar nga vetura, ftoi të gjithë mërgatën që të regjistrohen për votim, pasi sot është afati i fundit.

“Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat e konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë nuk ka qenë”, ka thënë Kurti mes tjerash.