Gjatë ditës së djeshme nga Qeveria e Kosovës kishin njoftuar se kreu i Ekzekutivit nuk do të shkojë në Bratislavë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, kryeministri Albin Kurti sot ka udhëtuar drejt Bratislavës, ku do të marrë pjesë në Konferencën për Sigurinë Globale – Globsec.
Tashmë Kurti ka arritur në ambientet ku po mbahet kjo konferencë dhe kjo është bërë e ditur në një postim në Twitter nga Globsec.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 Bratislava. Dëgjojeni atë më vonë këtë në një bisedë me titull: ‘Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës’”, thuhet në njoftim.
Nga Bashkimi Evropian gjatë së martës kanë bërë të ditur se janë të interesuar që në Bratislavë të zhvillohet një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ku temë kryesore do të jetë situata në veri të Kosovës, por që edhe presidenti serb Vuçiq kishte deklaruar se nuk do të shkojë në Bratislavë.
Prime Minister of the Republic of ????????, H.E. @albinkurti, has arrived at the #GLOBSEC2023 Bratislava Forum. Hear from him later this morning in a chat entitled: In the Spotlight: Future of Kosovo. pic.twitter.com/8Ww0CRPIIo
— GLOBSEC (@GLOBSEC) May 31, 2023