Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Albin Kurti e ka dorëzuar aplikimin në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.
Ceremonia e dorëzimit u mbajt në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë.
Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media para dorëzimit të aplikimit, e quajti “ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë”.
“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim”, deklaroi Kurti.
Ai, gjithashtu, tha se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita vetanake të shtetit.
“Nuk kërkojmë derë anësore ose procedurë të shpejtë për hyrje në BE”, tha ai.