Liga e Kampionëve 2019/20 është vendosur të përfundojë në një mini turne 12-ditor pas pezullimit të sezonës për shkaqe sigurie të shkaktuara nga COVID-19, në mes të Raundit të 16-të.
Ndeshje të dyta, të transmetuara ekzkluzivisht në KUJTESA, të Martën me 10 mars dhe të Mërkurën me 11 mars, ishin ndeshjet e fundit që u luajtën. Atletico Madrid, PSG, RB Leipzig dhe Atalanta të gjitha kaluan në fazën çerekfinale, ndërsa kampioni aktual Liverpool dhe Tottenham ishin në mesin e skuadrave që u eliminuan. Real Madrid, Chelsea, Juventus, Barcelona janë disa nga ekipet që ende nuk e kanë siguaruar kualifikimin në fazen tjetër.
UEFA ka planifikuar të përfundojë turneun përmes një mini-turneu 12-ditor në duke pritur të gjitha çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet në gusht. Ky ‘mini turne’ do të fillojë pasi të jenë përfunduar ndeshjet e dyta të raundit të 16-të, të cilat të gjithë abonuesit e KUJTESA do të kenë mundësi t’i ndjekin në kanalet sportive KSPORT.
Katër ndeshjet që kanë mbetur nga roundi i 16-të i ndeshjeve janë parashikuar të luhen më 7 dhe 8 Gusht.
Shpresohet që ndeshjet e kthimit do të luhen në stadiumet e tyre të rregullta, kështu që Etihad do të presë Man City kundër Real Madrid dhe Chelsea do të vizitojë Allianz Arena të Mynihut për t’u përballë me Bayern.
Dy stadiume në Lisbonë janë vendosur për të pritur të gjitha ndeshjet e mbetura pas dyerve të mbyllura, me çerekfinalen që do mbahet mes 12-15 Gushtit, gjysmëfinales me 18 dhe 19 Gusht, dhe finalja e planifikuar për 23 Gusht në Estádio Sport Lisboa e Benfica apo sic njihet Estadio da Luz.
Një ndryshim ne formatin e Ligës është që për ndeshjet e çerekfinales edhe gjysmëfinales do të luhen vetëm nga një ndeshje, pra nuk ka lojë të kthimit dhe humbësi eliminohet direkt.
Ndersa për vitin 2020/21 UEFA Champions League do të ndryshojë datat e fillimit të sezonës për t’u pershtatur me ekipe, ku ndeshjet e play-off do të mbahen me 22/23 dhe 29/30 Shtator dhe faza e grupeve do të filloje me 20/21 Tetor.
Të gjitha ndeshjet e sezones 2019/20 mund t’i ndiqni ekskluzivisht në platformën e KUJTESA.