Kilometrat për në Prekaz tani mund të jenë veç numër. Pa e bërë asnjë hap, gjithkush, nga shtëpia mund të vizitojë Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Madje pa u lodhur fare, në formë digjitale Kulla e Jasharajve mund të shihet në 360 shkallë, bashkë me informatat në secilën pikë të objektit.
Ideja e projektit ishte e fotografit Alban Kasumi, derisa e përkrahu Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me një të tretën e buxhetit të kërkuar.
Megjithatë, deri tani është përfunduar vetëm faza e parë e projektit. E dyta, është ajo që do të tregojë pamjen e dikurshme të shtëpisë historike, transmeton Klankosova.tv.