Kulaqi tjetër nga Gjesti, G-Bani përjashtohet nga ‘BBVA’

Faqja e Big Brother VIP Albania vetëm pak më parë bëri të ditur se ka një njoftim të rëndësishëm.

E ky vendim kishte të bënte me reperin G Bani pas incidentit me këngëtarin nga Peja, Gjestin.

Gjatë sfidës së rezistencës, ai e goditi me shuplakë në fytyrë Gjestin, gjë për të cilën Vëllai i Madh mori masa.