Nesër në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, me temperatura deri në 35 gradë Celsius.
Mirëpo, sipas Institut Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës do të ketë edhe vranësira të shpërndara.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.