Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa pritet të ketë edhe rrebeshe të izoluara para mesditës, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet të depërtojnë masat e ftohta, të cilat do të sjellin lokalisht shira të rrëmbyeshëm, breshër, shkarkesa të forta rrufesh dhe erëra jashtëzakonisht të fuqishme. Nuk përjashtohet mundësia për vërshime të shpejta në zona të caktuara.
Era do fryjë nga drejtimi i veriut, e cila gjatë kalimit të frontit pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme në zona të caktuara, me shpejtësi deri në 80 km/h, ku mund të shkaktojnë edhe dëme materiale, shkruan MateoKosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 32°C. Gjatë kalimit të frontit, temperaturat parashihet të ulen diku për 15°C.