Gjatë 24 orëve të fundit, policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të falsifikimit të parasë.
Një rast është raportuar në Prishtinë.
“Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 26.01.2021 – 08:51. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet te jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Dyshime për një kartmonedhë të falsifikuar është raportuar edhe nga një punonjës banke në Lipjan.
“Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 26.01.2021 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 100 (një qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.
Një rast i ngjashëm për falsifikim të parasë, policia e Kosovës është njoftuar edhe në Gjilan.
“FALSIFIKIM I PARASË Rr. Nënë Tereza, Gjilan 15.01.2021 – 11:56. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”
Ndërkaq në Prizren është raportuar për dy raste të falsifikimit të parasë.
“FALSIFIKIM I PARASË
· Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 500 (pesë qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
· Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.
Ndërkaq në Pejë, policia ka arrestuar dy meshkujë, të cilët dyshohen për falsifikim të parasë.
“FALSIFIKIM I PARASË Pejë 23.01.2021 – 14:20. Lidhur me rastin, njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.