Qeveria e Kosovës sonte pritet t’i publikojë masat e reja mbrojtëse ndaj virusit COVID-19 të cilat do aplikohen prej nesër me 24 mars 2020.
Masat e ekzekutivit kosovar, pritet të ndalojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme.
Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes. Mbledhja e qeverisë pritet të mbahet sonte në formë virtuale dhe do të votohet për masat e reja të cilat do të aplikohen prej nesër. /Indeksonline