Kryeziu i PDK-së: Disa persona po shkelin qendrimet e PDK-së në Malishevë, të sanksionohen dhe të lirojnë pozitat

Ruzhdi Kryeziu sekretari organizativ degës së PDK-së në Malishevë dhe njëherit anëtarë i kryesisë në këtë parti foli për aktualitetin në këtë degë.

“Momentalisht jemi duke formuar shtabet zgjedhore nëpër nëndegë. Jemi edhe në përgatitje të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të partisë”, tha ai për Klina.info.

Ai ka folur edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

“Ende nuk i kemi caktuar emrat e kandidatëve por së shpejti do ta bëjmë”, vlerësoi ai.

Kryeziu ka folur edhe për gjendjen në degë e që sipas tij është stabile.

“Uniteti është i plotë, kanë ndodhur disa gjëra jo të mira. Ka shmangie dhe respektim të vendimit nga disa individë” tha ai.

Sipas tij, dy asambleiste Mirlinda Gashi dhe Arlinda Morina të shtyrë nga ish kryetari Isni Kilaj, po zhvillojnë aktivitete në kuadër të Nismës.

Kryeziu thotë se Kilaj ka aderuar në partinë Fatmir Limajt, pasi në vazhdimësi shihen bashkë në aktivitete të partisë.

“Kilaj po i jep mbështetje Nisma-s dhe i është bashkuar bashkë me shefen e GP-të PDK-së Mirlinda Dobruna Gashi”, vlereson ai.

Kryeziu si sekretar kërkon sanksionimin e atyre personave që shkelin parimet e PDK-së.

Sipas tij, të gjithë ata qe dalin kunder qendrimeve dhe parimeve të PDK-së dega në Malishevë duhet të lirojnë pozitat e tyre.

Kryeziu shprehet optimistë se PDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme/ Klina.info/