Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, priti në takim pune, drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Malishevës, Besarta Kryeziu – Ramaj.
Qëllimi i takimi ishte: Gjendja e fundit e krijuar me ngritjen e çmimeve të disa artikujve, produkteve ushqimore si dhe bashkërendimi i aktiviteteve në të ardhmen, pjesë e bisedes ishte edhe Shefi i Njesisë per Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ne Gjakovë, Rasim Dushi.
Në fund palët u pajtuan që të intensifikojnë takimet si dhe inspektorët të jenë më azhur në inspektim të të gjitha kompanive, marketeve, qendrave tregtare, barnatoreve dhe pikave të derivateve të naftes, që të kontrollohen, në raste kur vërhen shkelje ligjore, t’u konfiskohet malli dhe të gjobiten pronarët./T