Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Ky është urimi i Elezajt:
Urime festa e Krishtlindjes!
Të nderuar qytetarë të besimit të krishterë,
Me rastin e festës së Krishtlindjes, në emrin tim dhe të komunës së Klinës ju shpreh urimet më të sinqerta, duke ju dëshiruar shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja!
Festat fetare te ne shqiptarët çdoherë kanë përcjell mesazhin e harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare, duke qenë shembull i duhur për popujt e tjerë.
Urime dhe festofshi çdoherë me shëndet të plotë!