Kryetari Zenun Elezaj punëtor i madh shumë, po kryen punime në këto fshatra të Klinës me vullnet të shumtë
I pari i komunës së Klinës, prof. dr Zenun Elezaj me anë të një njoftimi ka bërë me dije se po punon në dy fshatra të komunës, në infrastrukturën rrugore, shkruan Klina.info.
Ja postimi i tij i plotë:
INVESTIME TË REJA NË ASFALTIMIN E RRUGËVE, RREGULLIMIN E TROTUARIT, NDRIÇIMIT PUBLIK E KANALIZIMIT NË JASHANICË, POGRAXHË DHE RESNIK
Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës në fshatra, po vazhdojmë projektin për asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e trotuarit me ndriçim publik dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Jashanicë, Pograxhë dhe Resnik, projekt i cili ndikon në përmirësimin e infrastrukturës, por edhe rritë sigurinë në komunikacion për qytetarët e kësaj ane.
Bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, dje kemi përcjellur nga afër asfaltimin e rrugëve në lagjen Bullaku, ndërsa punimet do të finalizohen edhe në lagjet e tjera sipas planifikimeve dhe dinamikes së paraparë.
Ky është një projekt dy vjeçar i financuar nga buxheti i komunës së Klinës që ka një vlerë prej 225 428 euro.
Në kuadër të këtij projekti do të bëhet:
Asfaltimi i 2400 metra rrugë,
Ndërtimi i 1300 metra të trotuarit me ndriçim publik dhe
Shtrirja e 500 metrave të rrjetit të kanalizimit.