Kryetari Zenun Elezaj përkujton 26-vjetorin e rënies së Milazim Mavrajt dhe Faton Gashit

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies heroike të Milazim Mavrajt – “Çeçeni” dhe Faton Gashit.

Në mesazhin e tij, Elezaj e ka cilësuar 28 prillin e vitit 1999 si një ditë të rëndë për familjen Mavraj, për të si nip i kësaj familjeje dhe për të gjithë luftëtarët e UÇK-së.

“Dhimbjen për humbjen e tij tash e 26 vjet na mposhtë krenaria për atdhedashurinë që kishte Milazimi, guximin, heroizmin e sakrificën e treguar nga ai për lirinë që ne sot e gëzojmë,” ka thënë Elezaj.

Në përvjetor, bashkë me bashkëpunëtorë, veteranë të luftës, veprimtarë, familjarë dhe qytetarë, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pranë bustit të dëshmorit.

Elezaj ka kujtuar gjithashtu edhe sakrificën e Faton Gashit nga Sferka, i cili ra heroikisht në Monopolc të Shtimës në të njëjtën ditë.

Në fund të mesazhit të tij, Elezaj është përulur me respekt para veprave të dëshmorëve, duke theksuar:
“Përulemi para veprave heroike të dëshmorëve të kombit! LAVDI!”