Nxënësit e drejtimit Konfeksioner në IAAP “Fehmi Agani” në Klinë nga sot do të kryejnë praktiken profesionale duke u bazuar në planprogramin mësimor.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social FB, kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
“Kjo falë investimit të Komunës së Klinës, respektivisht Drejtorisë së Arsimit, në blerjen e pajisjeve të nevojshme si makina qepëse, kukulla dhe kompletin për hekurosje.
Investim të tilla janë shumë të rëndësishme për nxënësit në kryerjen e praktikes profesionale dhe në përgatitjen e tyre për treg të punës”, shkruan i pari i Klinës.