Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në FB ka kujtuar trimin e atdhetarin e madh, Arben Sejdiun nga Grabanica e Klinës.
“Krenaria për të kaluarën e tij, trimërinë e atdhedashurinë që Arbeni ka pasur për atdheun, e mposht dhimbjen e madhe që ndjejmë për mungesën e tij.
Arbeni çdo herë ishte i gatshëm të sakrifikohej për lirinë e atdheut dhe vënien e drejtësisë në vend.
Lavdi”, shkruan Elezaj.