Kryetari i ri i Degës së LDK-së në Klinë, Alban Rraci ka vizituar Prenk Gjetajn, një nga themeluesit, aktivistët dhe udhëheqësit shumëvjeçar të LDK-së.
Ky është njoftimi i Rracit në FB:
Edhe pse koha kërkon rrugë të reja, virtytet si ndershmëria, respekti, besnikëria, tradita e familjes shqiptare, duhet të jenë bazamenti i lidershipit të LDK-së. Këto vlera i ka kultivuar Prenk Gjetaj gjatë gjithë aktivitetit të tij.
Prenk Gjetajn e vizitova sot edhe si mik dhe bashkëpunëtor të ngushtë të babait. Më ka rënë shumë herë ta dëgjojë babain duke ju thënë qoftë aktivistëve apo dikujt në anën tjetër të telefonit:
“A ka thënë Prenka ashtu?
Po.
E po ashtu le të mbetet pra.”
Rrugëtimi është gjithmonë më i lehtë kur rreth vetes ke njerëz në të cilët ke besim të plotë. Puna në ekip ka si çelës të suksesit besimin dhe respektin e plotë në njëri-tjetrin.
Së bashku me Agustinin dhe Ndrecën, të dëshirojmë shëndet e pleqëri të rehatshme. Mundimi dhe veprimtaria e tij mbeten pikë referimi në rrugën tonë të re.