Kryetari i OVL-UÇK-së, Dega në Klinë, Hajdin Balaj e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin prej 4 vjet burg për krerët e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj,shkruna Klina info.
“Sot, miqtë, bashkëluftëtarët, por dhe tërë qytetarët e Republikës së Kosovës, janë të zhgënjyer me një vendim aspak të padrejtë karshi dy personave të drejtë dhe të pastër si loti, ashtu si lufta e UÇK-së.
Sot bashkëndjejmë me familjet Gucati dhe Haradinaj, por që jemi të bindur se drejtësia një ditë do ta gjej rrugën e vërtetë dhe e vërteta është e pashmangshme”, ka thënë Balaj.
Kujtojmë, që reagime të shumta, pas këtij vendimi, pati edhe nga krerë të lartë vendor, dhe shumë bashkëluftëtarë të Gucatit dhe Haradinajt./Klina info/