Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, ka reaguar ndaj komentimeve të ministrit Hekuran Murati, që ka bërë për luftëtarët e UÇK-sē.
Ai ka thënë se komentimet e tilla janë fyerje e rëndë, derisa ka shtuar se krahasime të pakuptimta si dhe duke postuar shumëçka të pavërteta në lidhje me Luftën e lavdishme të UÇK-së, apo edhe duke përdorur shpifje, injorancë e inate personale kundër UÇK-së, s’i bëjnê nder as shtetit.
“Kjo që e ka bërë e po vazhdon ta bëjë “ministri” Murati dhe papërgjegjësia e “kryeministrit” Kurti është ligësi dhe nuk duhet tolerua”, ka shtuar Balaj.