Në moshë te re, sot ka ndërruar jetë, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënder Bytyqi.
Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj për Klina.info ka thënë se vdekja e Bytyqit është një humbje e madhe, dhe se trimëria e sakrifica e tij do të kujtohen përherë.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit tonë dhe invalidit të UÇK-së, Skënder Bytyqi. Ai ishte një shembull se si duhet luftuar e mbrojtur atdheu. Derisa kontributi i tij vazhdoi edhe nga shteti i Gjermanisë, ku tash e sa vite ishte duke jetuar. Ne jemi sot me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që njohën Skënderin”, ka thënë ndër të tjera Balaj.
Ndryshe, Skënder Bytyqi është nga fshati zajmë e Klinës. Ndërsa vdiq sot në Gjermani, pas një sulmi në kokë./Klina info/