Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj me aktivitete të shumta

Kryetari i OVL UÇK-së Dega në Klinë, Hajdin Balaj gjatë ditës së sotme ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve.

Fillimisht ka qenë para objektit të Komunës së Klinës, ku u ngrit flamuri në Ditën e Çlirimit të Klinës, e më pas bëri homazhe para bustit të Mujë Krasniqit në qendër të Klinës.

Balaj ka qenë edhe në Gllarevë ku në Lagjen Veselaj ku u zbulua pllaka përkujtimore e UÇK-së.

E më pas pikërisht në Gllarevë ka vazhduar tek Varrezat e Dëshmorëve ku janë të varrosur dy vëllezërit e tij Milazimi dhe Hafizi, djali i axhës Syla dhe kushërori Idrizi të rënë heroikisht në luftën e fundit