Kryetari i OVL – UÇK, dega në Klinë, Hajdin Balaj ka vizituar sot varrezat e fshatit të tij, Gllarevë.
Ai ka kaluar disa çaste pranë varrit të babait dhe nënës së tij të ndjerë, por dhe dy fëmijëve që nuk arriti t’i shoh teksa rriten.
Balaj pavarësisht sfidave në jetë nuk u dorëzua kurrë, madje vazhdon të jetë shembull për punën dhe forcën e tij.