Hajdin Balaj, kryetari i OVL UÇK-së, dega në Klinë përmes një postimi u ka shprehur ngushëllime familjarëve që vdiqën në aksidentin tragjik në Kroaci.
Ai ka falënderuar shtetin kroat për ndihmë në këto çaste të vështira.
Ky është postimi i Balajt:
Thellësisht i tronditur dhe i prekur nga aksidenti tragjik në Kroaci, ku humbën jetën dhjetë kosovarë.
Në emër timin dhe të OVL UÇK-së, dega në Klinë, u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave që vdiqën, ndërsa lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve.
Falënderoj shtetin kroat që po qëndrojnë në gjendje gatishmërie dhe po ndihmojnë Kosovën në këtë tragjedi.
Zoti qoftë me bashkatdhetarët!
Hajdin Balaj, kryetar i OVL UÇK-së, dega në Klinë