Kryetari i OVL-UÇK në Klinë, Hajdin Balaj, reagon për moskujdesin ndaj varrezave të dëshmorëve

Në varrezat e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë sot janë parë disa bagëti duke kullotur.
Për këtë ka reaguar kryetari i OVL-UÇK në Klinë, Hajdin Balaj.
Balaj është shprehur i mllefosur për këtë dhe ka thënë për Klina info se kjo nuk duhet të përsëritet më, pasi mund të dëmtohen varrezat e luftëtarëve të lirisë.
Ai ka kërkuar nga institucionet lokale që të përkujdesen për mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve dhe shtimin e kujdesit në mënyrë që të mos dëmtohen./Klina.info/