Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme materiale në ekonomitë e tyre familjare dhe bizneseve, të bëjnë menjëherë kërkesë në Komunën e Klinës, në mënyrë që Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve, i formuar nga kryetari i komunës, të del në terren për të vlerësuar gjendjen e dëmeve.
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
Komuna e Klinës fton qytetarët që të paraqiten në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente nga data 23 janar për plotësimin e aplikacioneve për vlerësimin e dëmeve.
Kërkesës duhet të ia bashkëngjitni edhe fotografi të gjendjes së krijuar pas vërshimeve, një kopje të letërnjoftimit dhe një konfirmim nga banka për xhirollogarinë e aplikuesit.