KRYETARI I KOMUNËS FORMOI KOMISIONIN PËR VLERËSIM TË DËMEVE NGA VËRSHIMET

Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme materiale në ekonomitë e tyre familjare, të bëjnë menjëherë kërkesë në Komunën e Klinës, në mënyrë që Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve, i formuar nga kryetari i komunës, të del në terren për të vlerësuar gjendjen e dëmeve.

Komuna e Klinës fton qytetarët që të paraqiten në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente për plotësimin e aplikacioneve për vlerësimin e dëmeve.

Po ashtu, kërkesës duhet të ia bashkëngjitni edhe fotografi të gjendjes së krijuar pas vërshimeve.

Ju faleminderit për mirëkuptim!