Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj thotë se gjendja aktuale në këtë komunë është stabile sa i përket pandemisë. Tha se ditë më parë patën rritje të numrit të të infektuarve, por se rastet pozitive nisën të bien sërish.
“Gjendja në komunën e Klinës është stabile. Ditëve të fundit kemi pasur një rritje të lehtë të rasteve me Covid-19. Po menaxhohet me sukses, po shpresojmë që po shkojmë drejt stabilizimit”, tha Elezaj për RTV Dukagjini.
Ai tregoi se dy shkolla në këtë komunë janë mbyllur.
“Janë 87 raste aktive derisa në arsim kemi 24 raste të infektimit dhe 23 raste janë në vetzizolim si pasojë e kontaktit me të infektuar”, shpjegoi Elezaj.