Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj ka uruar besimtarët e besimit katolik me rastin e festës së Pashkëve.
Urimin, Elezaj e ka bërë në faqen zyrtare në facebook.
Urime festa e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë!
Kjo festë identifikohet me ringjalljen, me triumfin e lirisë e i të mirës mbi robërinë e të keqen.
Populli ynë, me durim, unifikim e sakrificë, vendosmëri, trimëri e heroizëm, e ka dëshmuar që e drejta fiton mbi të padrejtën e liria mbi robërinë.
Sot, të gjithë ne, duhet ta ripërtërijmë shpresën, ta shtojmë durimin e kujdesin, që ta mposhtim armikun tonë të përbashkët e të padukshëm.
Kemi kaluar sfida edhe më të mëdha. Për ta mposhtur armikun populli ynë ka protestuar në rrugë e ka luftuar në male. Për ta mposhtur armikun e tanishëm, duhet vetëm të qëndrojmë në shtëpi.
Gëzuar e për shumë mot Pashkët!