Spitalet janë të mbushur plot, njerëzit po vdesin në shtëpi”. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Bergamos, Giorgio Gori gjatë një bisede telefonike me homologun e tij të Barit.
“Ne nuk jemi në gjendje t’i sjellim të gjithë në spital, prandaj ndodh që shumë njerëz vdesin në shtëpi”, u shpreh Gori.
“Unë bëra një hulumtim – thotë kryetari i Bergamos – duke krahasuar të dhënat e komunës time me ato të 12 të tjerëve dhe të dhënat e regjistrit për të vdekurit është katër me një”
Më tej ai jep edhe një shifër për të infektuarit, por sqaron se kjo shifër nuk është e saktë.
“Thuhet se në provincën e Bergamos janë 6216 të infektuar, por janë vetëm të sëmurët në kushte serioze që vijnë në spital, ndërsa të tjerët nuk llogariten në statistika” , ka deklaruar Gori, raporton Tgcom.