Kryetari i Komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim Kolonel Natale GATTI komandant i komandës rajonale Perëndim të KFOR-it dhe i kontingjentit italian në Kosovë, me të cilin u njoftuan dhe bashkëbiseduan për rrjedhën e punëve në komunën e Istogut si dhe mundësinë e bashkëpunimit më KFOR-in italian.
Kryetari Rugova falënderoj kolonelin Gatti për vizitën që ju bë dhe u shpreh falënderues për bashkëpunimin e mirë si dhe përkrahjen e vazhdueshme me projekte që komuna e Istogut ka nga KFOR-i italian, duke shpresuar që ky bashkëpunim i mirë të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Koloneli Natale Gatti, shprehi falënderimit e tij për pritjen që ju bë dhe tha se sot ka ardhur për vizitë të njoftohet nga afër me kryetarin Rugova, ku e përgëzoj për punën e mirë që po bëhet në komunën e Istogut. Në fund të takimit Koloneli i dhuroj kryetarit shenjën e regjimentit të tij.