KRYETARI ELEZAJ VIZITON ZJARRFIKËSIT ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof.Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, z. Qendrim Millaku, vizituan stacionin e zjarrfikësve në Klinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Elezaj, uroi stafin e zjarrfikësve në Klinë dhe i falënderoi ata, që çdo herë dëshmuan profesionalizëm dhe gatishmëri emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

Gjithashtu u bisedua për inicimin e procedures për furnizim me pajisje të tjera të avancuara, për të kryer operacione evakuimi dhe shpëtimi me të cilat do të lehtësohet puna e tyre në terren.