Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka tejkaluar premtimin zgjedhor në fushën e bujqësisë. I pari i Klinës, ka përfunduar e realizuar projekte të shumta e të dobishme, ndërsa ka ndarë 210 serra për bujqit e Klinës.
Ky është njoftimi i Elezajt në faqen zyrtare FB:
Në këtë mandat bujqësia është ndër prioritet tona si qeverisje lokale.
Në këtë fushë kemi realizuar e planifikuar projekte të shumta e të dobishme për fermerët e bujqit, për t`i stimuluar ata të merren me bujqësi.
✅Në kuadër të subvencioneve të bujqësisë këtë vit kemi ndarë 210 sera për 210 përfitues të komunës së Klinës, projekt ky i financuar nga buxheti i komunës në vlerë mbi 90 000 euro.
✅Duke pasur parasysh kërkesat e qytetarëve, projekti është ndarë në dy faza dhe në fazën e dytë përfitues kanë qenë të gjithë aplikuesit.
✅Pas konsultimeve me fermerë dhe me qëllim të ofrimit të kushteve të mira të punës dhe nxitjen për mbjelljen e kulturave bujqësore, këtë vit kemi planifikuar shpërndarjen edhe të makinerive bujqësore sipas kërkesave dhe nevojave të tyre.
✅Po ashtu, në fushën e bujqësisë do të kemi bashkëpunime edhe me organizata të ndryshme ku përfitues do të jenë qindra qytetarë.
✅Me të gjitha këto projekte, buxheti komunal vetëm për subvencione këtë vit e kalon shumën mbi 150 000 euro.