KRYETARI ELEZAJ TAKON DREJTORËT E SHKOLLAVE

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Enver Gashin, dje kanë pritur në takim drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Klinës.

Takimi kishte karakter informues dhe drejtorët e shkollave patën rastin të i shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me infrastrukturën në shkolla, mungesa e elementeve të nevojshme për zhvillimin e mësimit etj.

Gjatë takimit u analizuan mundësitë e investimeve kryesisht në renovimin e objekteve ekzistuese, pajisjen me kabinete të informatikës, sisteme të ngrohjes etj.

Kryetari Elezaj theksoi se është në fokus të tij përmirësimi i kushteve në shkolla që do të ndikonte në ngritjen e cilësië në arsim.