Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija dhe komandanti i Policisë, rajonit në Klinë, z. Ragip Bytyçi, kanë pritur në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it në nivel vendi, Gjeneralin hungarez, z. Jozsef Szpisjak.
Kryetari Elezaj dhe z. Szpisjak biseduan për zhvillimet e fundit në Klinë, për projektet e investimet në të gjitha sferat, me theks të veçantë çështjen e sigurisë e gjithashtu edhe problemet me të cilat përballemi e që KFOR-i ofroi mbështetjen në ofrimin e zgjidhjeve në të mirë të qytetarëve.
Elezaj e Szpisjak në shenjë e mirënjohje e respekti i dhuruan njëri-tjetrit dekorata simbolike të institucioneve që ata i drejtojnë.