Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, dje ka pritur në takim kryesuesin e kuvendit, z. Fadil Gashi, dhe shefat e grupeve kuvendare, me të cilët ka biseduar në lidhje me gjendjen e krijuar pas përhapjes së pandemisë COVID-19.
Kryetari Elezaj ka informuar në lidhje me inspektimet që janë duke u bërë për respektimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe ministrive përkatëse dhe për masat dhe vendimet të cilat ka marrur Shtabi Emergjent i Komunës.
Elezaj theksoi se duke iu falënderuar masave të marra nga institucionet, punës nga stafi shëndetësor dhe bashkëpunimit të mirë më qytetarët, Klina megjithëse është konfirmuar pacienti zero, fatmirësisht nuk ka përhapje të madhe të virusit dhe se komuna vazhdimisht ka në kontakt familjet e personave të prekur me virus.
Ishte dakordim i përbashkët që të vendoset për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të kuvendit, për të diskutuar për masat ndaj përhapjes së virusit.