Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Skender Merturi, kanë pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës, z. Jeton Beqirin me bashkëpunëtorë të federatës dhe kryetarin e klubit të ping pongut në Klinë z.Sabit Gashi me të cilët kanë biseduar lidhur me investimet që ka bërë Komuna e Klinës në sport dhe për planifikimet që kanë për vitin e ardhshëm.
Kryetari Elezaj falënderoi z. Beqiri dhe z.Gashi për vizitën dhe i informoi për investimet që ka bërë Komuna në sport dhe për mbështetjen që i`u ka dhënë klubeve të pingpongut.
Ai theksoi se si institucione lokale do të vazhdojmë mbështetjen për klubet, në mënyrë që të krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e talenteve të rinj.
Në anën tjetër kryetari i Federatës, z. Jeton Beqiri, falënderoi kryetarin Elezaj për pritjen, mbështetjen që i`u ka dhënë klubeve të pingpongut si dhe e njoftoi se Federata e Pingpongut është në pritje të një kontingjenti me pajisje sportive nga Federata Botërore e Pingpongut, pajisje këto të cilat do t`i shpërndahen klubeve në Kosovë.