Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, kanë pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, kolonelin z. Mario Bozzi.
Kryetari Elezaj dhe kolonel Bozzi biseduan për zhvillimet e fundit në Klinë, për projektet e investimet e përbashkëta në infrastrukturën shkollore dhe të tjera, për sigurinë në vend e temë kryesore ishte gjendja pas vërshimeve të fundit e cila ka prekur rëndë komunën tonë.
Kolonel Bozzi ofroi mbështetjen e pakursyer të KFOR-it në këtë drejtim që bashkërisht të ju dalin në ndihmë të gjithë atyre që janë në nevojë në mënyrë që situata të rimëkëmbet gradualisht. Ai gjithashtu në fund, në shenjë mirënjohje i dhuroi kryetarit Elezaj një dekoratë simbolike.