Kryetari Zenun Elezaj sot ka shtruar iftar për kryetarin e BIK në Klinë Kadri Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij.
Elezaj ka postuar në FB edhe fotografi nga iftari derisa ka shkruar:
Sonte, në muajin e shenjtë të Ramazanit, kisha kënaqësinë të shtroj iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Klinës, Kadri Berishen dhe bashkëpunëtorët e tij.
Bashkësia Islame në Kosovë në vazhdimësi ka pasur një rol të rëndësishëm në rritjen e frymës së solidaritetit e mirëkuptimin ndaj njëri-tjetrit, në ofrimin e ndihmës për skamnorët e në shumë sfera tjera. Uroj që kjo frymë e bashkimit, solidaritetit e mirëkuptimit të përhapet edhe më shumë.
Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë agjëruesit në këtë muaj të shenjtë!