KRYETARI ELEZAJ PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESEN SPECIALE DHE SHEFEN E MISIONIT TË ADMINISTRATËS SË PËRKOHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË , ZNJ. CAROLINE ZIADEH

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, si dhe zyrtarja për Kthim dhe Komunitete, pritën në takim përfaqësuesen speciale dhe shefen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, znj. Caroline Ziadeh.

Kryetari Elezaj dhe znj. Ziadeh biseduan për investimet në Komunën e Klinës, vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballen, fuqizimin e gruas, harmoninë ndërfetare dhe harmoninë mes të gjitha komuniteteve në Klinë, me theks të veçantë edhe për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Elezaj gjithashtu falënderoi znj. Ziadeh për projektet që i kanë sjellë Klinës, ndërsa Caroline e falënderoi për pritjen dhe angazhimin për realizimin e vizitës si dhe bashkëpunimin reciprok.

Pas takimit, agjenda e znj. Ziadeh vazhdoi me vizita në Xhaminë e Klinës, Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë”, Kishën Ortodokse dhe lokalitetin arkeologjik në Dresnik.