Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj ka pritur sot në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, kolonelin, Gabriele Vacca.
Ky takim kishte karakter njoftues, mirëpo kryetari Elezaj, në emër të gjithë qytetarëve dhe Komunës së Klinës, e ka uruar kolonelin Vacca për marrjen e detyrës për drejtimin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim dhe më pas e informoi atë me zhvillimet e përgjithshme në Klinës, projektet dhe investimet që po realizohen si dhe ato të planifikuara.
Elezaj dhe Vacca bashkëbiseduan për gjendjen dhe mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi si dhe sfidat e synimet e përbashkëta që do t’i kenë për bashkëpunimin e tyre në të ardhmen.
Ata i dhuruan njëri-tjetrit simbole dekorative, në shenjë mirënjohje dhe respekti për njohjen dhe angazhimet që do t’i ndajnë në vazhdim.