Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, sot ka pritur në takim 0F-2 Giovanni Toscano nga komanda e KFOR-it në regjionin e Perëndimin(CIMIC), me të cilin kanë biseduar lidhur me situatën ekonomiko-sociale dhe atë të sigurisë në komunën e Klinës.
Kryetari Elezaj falënderoi z. Toscano për vizitën dhe për kontributin që ka dhënë KFOR-i në Kosovë dhe në Klinë, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në sfera tjera, duke mbështetur projekte të rëndësishme për përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Gjatë takimit, kryetari Elezaj dhe z. Toscano u pajtuan që komuna e Klinës dhe KFOR-i të bashkëfinancojnë projektin për vendosjen e pompave në fshatin Videjë, që do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë për banorët e këtyre lokaliteteve.